Aktualitet

Rama: Sistemi i Tatimeve është i vjetër, AKSHI ka përgjegjësi, në SHBA dolën sekrete

23 Dhjetor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Rama: Sistemi i Tatimeve është i vjetër, AKSHI ka

TIRANË – Kryeministri Rama është pyetur gjithashtu edhe për faktin nëse bërja publike e këtyre të dhënave është e rëndë dhe si mund të ndalohet bërja e fotove të të dhënave. Ai u përgjigj se duhet të ndajmë platformën e shërbimeve mbi sistemin e punës së tatimeve, pasi sipas tij, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Rama vijoi më tej duke shtuar se, qytetarët duhet të jenë të qartë se të gjitha ndërveprimet me e-Albania


Pyetje: Një njeri i paguar për të ruajtur të dhënat, për t’i bërë publike, a është më e rëndë? “Block-chain”, si do e ndalojë bërjen e fotove të të dhënave?

Rama: Të përsëris një element që është shumë i rëndësishëm. Duhet të ndajmë platformën e shërbimeve mbi sistemin e punës së tatimeve. Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Qytetarët duhet të jenë të qartë se të gjitha ndërveprimet me e-Albania. Janë pjesë e një sistemi me certifikata sigurie. Sistemi i Tatimeve është i vjetër dhe AKSHI që ka përgjegjësinë ka bërë përpjekje e ka sjellë përmirësime të vazhdueshme. SHBA i dolën sekretet rrugëve nga individë. Rasti i famshëm i personazhit që mblodhi gjithçka dhe i ekspozoi tek kundërshtarët duke marrë azil politik prej tyre. Rasti i Kanadasë në 2020, kur mësuesit u gjetën viktima të dikujt që kishte përdorur kredenciale të rreme. S’ishte fjala vetëm për t’i marrë emrat dhe kartat.

(A.B-E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll