Bota

Deklarata e ish-kryeministri britanik: Ju që refuzoni të vaksinoheni jeni idiotë

23 Dhjetor 2021, 14:52 Nga DOSJA
Deklarata e ish-kryeministri britanik: Ju që refuzoni të vaksinoheni

BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka bërë një deklaratë të fortë për personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Blair të pavaksinuarit duhet të binden në vend që të goditen me masa të rënda

“Sinqerisht, nëse nuk je i vaksinuar për momentin dhe ke të drejtë dhe nuk ke arsye shëndetësore për të mos u vaksinuar, nuk je thjesht i papërgjegjshëm. Dua të them, ju jeni një idiot,” –tha Blair.

Komentet e tij erdhën pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, tha se vaksinat me dozë të ulët Covid-19 duhet t’u ofrohen fëmijëve të moshës 5-11 vjeç. Blair kritikoi vonesën në vendosjen nëse do të vaksinohen personat nën moshën 12 vjeç.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid-19 tony blair covid-19 tony blair

Sondazh

Poll