Bota

Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën tonë euroatlantike

23 Dhjetor 2021, 13:28 Nga DOSJA
Osmani: Kroacia është aleati ynë kyç në rrugën

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç, tha se Kroacia  është ndër shtetet që i ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira. Media vendase shkruajnë se Osmani, shprehu mirënjohjen e thellë të qytetarëve të Kosovës ndaj mbështetjes së shtetit kroat në të gjitha fazat e zhvillimit të Kosovës.

“Kroacinë e konsiderojmë si aleat kyç. Marrëdhëniet e dy shteteve ndërtohen mbi lidhjet e forta të miqësisë që ekzistojnë historikisht në mes dy vendeve tona. Jemi të lumtur që qytetarët kroat me origjinë shqiptare janë integruar mire dhe ndjehen krenarë si qytetarë të Kroacisë”, -u shpreh Osmani.

LAJMI KRYESOR: Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe krerë të shtetit

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni presidenti kroat vjosa osmani zoran milanoviç presidenti kroat vjosa osmani zoran milanoviç

Sondazh

Poll