Bota

Një mrekulli/ Foshnja kishte tumor në zemër, shpëton pasi operohet gjatë lindjes

23 Dhjetor 2021, 12:14 Nga DOSJA
Një mrekulli/ Foshnja kishte tumor në zemër, shpëton pasi

ITALI- Një operacion i vështirë është arritur me sukses në Itali, ku mjekëve iu është dashur të operojnë një foshnjë gjatë lindjes së tij. Mediat e huaja shkruajnë se i porsalinduri vuante nga një tumor i rrallë i zemrës së fetusit, i cili nuk do e lejonte të merrte frymë sapo të lindte. Operacioni u krye në sallat e operacionit të Spitalit Infantil Regina Margherita në Torino.

Masa e tumorit kapte pothuajse të gjithë gjoksin dhe për këtë arsye do të kishte penguar zgjerimin e mushkërive dhe frymëmarrjen e foshnjës. Mënyra e vetme për ta shpëtuar atë si të porsalindur ishte heqja e tumorit në lindje. Foshnja me peshë vetëm 1.9 kg u intubua kur u ngjit në placentën e nënës së tij dhe më pas iu nënshtrua operacionit të vështirë, i cili rezultoi me sukses.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota foshnja e sapolindur itali foshnja e sapolindur itali

Sondazh

Poll