Bota

Dyshohet për bombë në Kosovë, Policia largon qytetarët: Ishte telefonatë anonime…

23 Dhjetor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Dyshohet për bombë në Kosovë, Policia largon qytetarët:

KOSOVË – Pasi drejtori i Stacionit të Autobusëve, Arianit Grezda tha se dyshohej se ishte vendosur një bombë në stacion ka reaguar Policia e Kosovës e cila ka thënë se ishin telefonuar nga një person anonim.

Ka qënë ky person që në orën 14:00 i ka thënë Policisë se ka vendosur një mjet shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët.

Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe aktualisht nuk ka asnjë person brenda.


Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Policia e Kosovës e ka rrethuar me shirita Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pamje nga vendi i ngjarjes mund të shihni duke klikuar në linkun e lajmit më poshtë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora kosove kosove

Sondazh

Poll