Bota

Milanoviç takohet me Konjufcën: Kroacia do ta mbështetë Kosovën

23 Dhjetor 2021, 13:49 Nga DOSJA
Milanoviç takohet me Konjufcën: Kroacia do ta mbështetë

KOSOVËPas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, Zoran Milanoviç është takuar me kryetarin e kuvendit Glauk Konjufca. Kosova.post raporton se gjatë takimit Konjufca ka diskutuar për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale. Konjufca falënderoi presidentin Milanoviq për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it. 

Nga ana tjetër, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga 5 vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik.

LAJMI KRYESOR: Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe krerë të shtetit

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni glauk konjufca presidenti kroat zoran milanoviç glauk konjufca presidenti kroat zoran milanoviç

Sondazh

Poll