Bota

Vaksina e Turqisë për COVID-19 merr autorizimin për përdorim urgjent

23 Dhjetor 2021, 11:45 Nga DOSJA
Vaksina e Turqisë për COVID-19 merr autorizimin për përdorim

TURQI- Vaksina e zhvilluar brenda Turqisë për COVID-19, Turkovac, ka marrë autorizimin për përdorim urgjent nga autoritetet turke. Mediat e huaja raportojnë se ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se vaksina vendase Turkovac do të jetë e hapur për përdorim nga fundjava e ardhshme.

“Nga sot jemi bërë një nga 9 vendet që ka prodhuar vaksinë kundër COVID-19”,- tha ministri Koca. 

Që në fillim të zhvillimit të vaksinës, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ishte zotuar ta bënte atë të disponueshme globalisht, duke thënë se do të përdoret për të përfituar mbarë njerëzimin.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fahrettin koca vaksina turkovac fahrettin koca vaksina turkovac

Sondazh

Poll