Bota

A pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Përgjigjet presidenti i Kroacisë

23 Dhjetor 2021, 12:39 Nga DOSJA
A pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Përgjigjet

KOSOVË- Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç gjatë vizitës në Kosovë iështë përgjigjur pyetjes nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës. Mediat vendase raportojnë se Milanoviç tha se ka bindjen që qeveria aktuale serbe dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duan të qëndrojnë në pushtet dhe nuk e kanë prioritet integrimin.

“Përgjigja është hipotetike dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe kjo është hipotetike. Ka shumë në këtë moment. Kemi shumë pengesa që nuk janë adresuar dhe vlerësimi dhe bindja ime është që qeveria aktuale apo personi që e udhëheq qeverinë serbe, me sa duket nuk e ka prioritet integrimin evropian, por të mbetet në qeveri”,- tha Milanoviç.

Ai theksoi se edhe Kroacia, tashmë si anëtare e BE-së, duhet t’i kryejë disa detyra në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

LAJMI KRYESOR: Presidenti kroat nis vizitën në Kosovë, takohet me Osmanin dhe krerë të shtetit

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni presidenti kroat takimi me vjosa osmanin zoran milanoviç presidenti kroat takimi me vjosa osmanin zoran milanoviç

Sondazh

Poll