Aktualitet

Abuzimi me tenderat! SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen dhe 10 persona të tjerë

23 Dhjetor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderat! SPAK mbyll hetimet për Fatos Tushen dhe 10 persona

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-kryebashkiakun socialist të Lushnjes, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjera. Dy ditë më parë Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra pas arrestimit nga SPAK për abuzim me fondet publike.

Pas arrestimit dhe shkarkimit të tij nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, ish-kryebashkiaku Tushe iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të qeverisë shqiptare, të cilin e cilësonte si antikushtetues. Sot Tushe ka zgjedhur të tëhiqet nga ky pretendim i tij duke pushuar çështjen e ngritur në kushtetuese.

Tushe u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fatos tushe spak fatos tushe spak

Sondazh

Poll