Aktualitet

Silva Bino: Ka rritje të shifrave të vaksinimit, kryesojnë Himara, Saranda e Tirana

23 Dhjetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Silva Bino: Ka rritje të shifrave të vaksinimit, kryesojnë

TIRANË – Në mbledhjen e sotme të Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se ka një rritje të personave të cilët kanë kërkuar të vaksinohen ndaj COVID.


Bino u shpreh se në popullatën e përgjithshme, mbulesa vaksinale ka shkuar në rreth 40%, ndërsa në popullatën target, rreth 50%.

“Kemi një rritje të shifrave të vaksinimit që ka sjellë një rritje të mbulesës me vaksina në vend që po arrin në rreth 40% në popullatën e përgjithshme dhe rreth 50% në popullatën target. Aktualisht në vend kanë ardhur mbi 2 mln e 700 mijë vaksina, aktualisht mbizotëron vaksina Pfizer. Përqindje të lartë në lidhje me vaksinimin ka pësuar bashkia e Tiranës mbi 57%, kemi bashki mbi 80% si ajo e Himarës dhe Sarandës. Ka një rritje të aplikimit për dozat e treta”, tha ndër të tjera Silva Bino në fjalën e saj në konferencën e sotme.

LAJMI KRYESOR: 2 raste Omicron në Shqipëri! Komiteti i Ekspertëve: Më 31 dhjetor, s’ka orë policore

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti i eksperteve silva bino komiteti i eksperteve silva bino

Sondazh

Poll