Aktualitet

Rihapet dosja ‘Gërdeci’, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit Mediu

23 Dhjetor 2021, 09:01 Nga DOSJA
Rihapet dosja ‘Gërdeci’, Gjykata e Lartë rrëzon

TIRANË – Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, duke pranuar kështu vendimin e SPAK për rihapjen e hetimeve për dosjen e ‘Gërdecit’.

Tashmë për hetimin ndaj ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk ka asnjë pengesë edhe formale për SPAK. Vendimi i mospranimit të rekursit është marrë në dhomë këshillimi, me relatore Albana Boksin si dhe me gjyqtarët Ilir Panda dhe Sokol Binaj, anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Ish ministri i Mbrojtjes dorëzoi më 1 nëntor rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshtote vendimin e Apelit të GJKKO që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit të Mediut. Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Gjykata e Lartë vendosi t’ia dërgojë këtë çështje për kompetencë GJKKO-së, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

Apeli i GJKKO vendosi hapjen e çështjes duke marrë të pandehur ish-ministrin. Ndërkohë Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm duke pretenduar se vendimi i Apelit është antikushtetues. Sipas avokatëve të tij, ky vendim cënon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir mediu gjykata e lartë fatmir mediu gjykata e lartë

Sondazh

Poll