‘Tronditje e rëndë’ / Skandali i pagave në Shqipëri ‘merr dhenë’ në mediat e huaja
TIRANË – Mediat e huaja, si ato të rajonit, por edhe ato në Evropë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë skandalit të shpërthyer në vendin ...
TIRANË – Një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri prej mbrëmjes së të martës përmes aplikacionit “Whatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri.
Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.
Presidenti Ilir Meta e denoncoi rrjedhjen e të dhënave si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore dhe kushtetuese si dhe kërkoi hetim të shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.
Partia Demokratike në opozitë e denoncoi ngjarjen si “skandal të përmasave të jashtëzakonshme” dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal,” tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga tha përmes një deklarate për shtyp se Ministria e Financave po e ndiqte me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë, por e cilësoi dokumentin si “ilegal’.
Përmes një gjuhe teknike, Fuga deklaroi se analizat paraprake tregojnë se ‘nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave” dhe se dokumenti është “bashkim i disa copave të ndryshme”.
“Ndërkohë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë,” deklaroi Fuga.
Rrjedhja e fundit e të dhënave pason një tjetër rast të njohur si “skandali i patronazhistëve”, ku një databazë me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë përdorej nga Partia Socialiste për qëllime elektorale. Të dhënat e databazës së rrjedhur në media në muaji prill, tregonin se Partia Socialiste kishte krijuar një ushtri me mbi 9 mijë “patronazhistë” në Tiranë përpara zgjedhjeve, të cilët përdornin të dhënat personale dhe kontaktet e qytetarëve të Tiranës.
Të mërkurën, Prokuroria e Tiranës tha se kishte nisur verifikimet, pasi kishte marrë një referim mbi rrjedhjen e të dhënave të të punësuarve në Shqipëri, së bashku me databazën përkatëse.
“Ka filluar verifikimi i materialeve të referuara,” tha drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. (Reporter.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Mediat e huaja, si ato të rajonit, por edhe ato në Evropë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë skandalit të shpërthyer në vendin ...
TIRANË – Ministria e Shëndetësisë njofton se do të fillojë rindërtimi i Spitalit Infektiv duke bërë që shërbimi për pacientë do të ofrohet në ambient...
BRUKSEL – Sipas të dhënave të policisë italiane, janë arrestuar 283 kriminelë, janë çmontuar 9 organizata kriminale të stilit mafioz dhe janë sekue...
POLIÇAN– Një 44-vjeçar ka kërcënuar me thikë klientët brenda lokalit. Policia indormon se është arrestuar personi me inicialet A.SH, 44-vje&...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka ndarë sot një rekomandim për mbajtjen e maskës për të ruajtur shëndetin. Ky rekomandim vjen në prag të festave, ku pri...
LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qamicë të Dimalit. Një 63-vjeçar nga Lushnja, i shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur p...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:30 dhe do t...
TIRANË- Tregu i punësimeve në vendin tonë prej vitesh ka treguar shenja të forta anemie. Ndonëse rrjetet sociale gëlojnë nga mijëra njoftime punësimi dhe b...
Mjekët dhe infermierët janë kategoria që më së shumti kanë zgjedhur të emigrojnë jashtë vendit. Pesë vitet e fundit rreth 3 mijë mjekë shqiptarë dhe mbi 2 mijë ...
Këtu jemi në fshatin Bastar i mesëm, të Tiranës. Vetëm 20 km larg qendrës së kryeqytetit, ai është krejtësisht i harruar. Pa rrugë, pa ujë për vaditje, me shkol...