Aktualitet

‘Tronditje e rëndë’ / Skandali i pagave në Shqipëri ‘merr dhenë’ në mediat e huaja

23 Dhjetor 2021, 09:21 Nga DOSJA

TIRANË – Mediat e huaja, si ato të rajonit, por edhe ato në Evropë, i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë skandalit të shpërthyer në vendin tonë, pas publikimit të të dhënave personale me pagat e qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve edhe qeveritarë të lartë, duke e cilësuar si një tronditje të rëndë.

“Balkaninsight” shkruan që prokuroria ka nisur hetimet për rrjedhjen e informacionit që është bërë kryefjalë në Shqipëri. “Euroactiv” thekson se “kjo është hera e dytë këtë vit që Shqipëria pëson një shkelje të madhe të të dhënave personale” pas atij të patronazhistëve përpara zgjedhjeve.

“Newseurope.fr” gjithashtu ka publikuar lajmin. “Skandali trondit Shqipërinë” është titulli i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) në Shkup. Edhe në Serbi lajmi është publikuar nga disa faqe. “Kurir” hapet me titullin “Skandal i rëndë në Shqipëri. Publikohen të dhënat personale dhe shumat e pagave të 637 138 qytetarëve”.

Pagat, kartat e identitetit dhe të dhëna të tjera të mijëra qytetarëve janë bërë publike dy ditë më parë, ndërsa mësohet se, paraditen e së mërkurës, një grup qytetarësh i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës ku kanë kallëzuar publikimin e këtyre të dhënave.

Menjëherë, pasi lajmi u përhap gjithandej, organi i akuzës do të kërkojë zyrtarisht informacion në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve për të verifikuar se nga kanë dalë këto të dhëna.

Publikimi I këtyre të dhënave sensitive vjen pak muaj pas rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, në të ashtuquajturin skandali i patronazhistëve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mediat e huaja skandali me pagat e qytetareve mediat e huaja skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll