Aktualitet

TERROR në Poliçan/ 44-vjeçari kërcënon klientët në lokal dhe efektivët

23 Dhjetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
TERROR në Poliçan/ 44-vjeçari kërcënon

POLIÇAN– Një 44-vjeçar ka kërcënuar me thikë klientët brenda lokalit. Policia indormon se është arrestuar personi me inicialet A.SH, 44-vjeç, pasi u fut brenda lokalit në qendër të qytetit duke kërcënuar me thikë klientët. Në momentin që policia ndërhyu për ta neutralizuar, ai kërcënoi dhe punonjësit e policisë me thikë duke i kundërshtuar. Paraprakisht dyshohet se personi i ndaluar është me probleme të shëndetit mendor.  I arrestuari do të akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Shërbimet e Policisë Poliçan, pas telefonatave të marra nga qytetarët se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët, kanë shkuar menjëherë në këtë lokal, ku kanë konstatuar dhe neutralizuar shtetasin A. Sh. Gjatë momentit të ndalimit, ky shtetas ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit. Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë. Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim arrestim ne polican polican arrestim arrestim ne polican polican

Sondazh

Poll