Aktualitet

Familjarët po e kërkonin, 63-vjeçari nga Lushnja vetëhelmohet me pesticide

23 Dhjetor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Familjarët po e kërkonin, 63-vjeçari nga Lushnja

LUSHNJE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qamicë të Dimalit. Një 63-vjeçar nga Lushnja, i shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në brenda mjetit të tij. Dyshohet se i moshuari është vetëhelmuar me pesticide pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

NJOFTIMI:

Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi V. N. ka humbur jetën si pasojë e vetëhelmimit me pesticide. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa, pasi familjarët kanë bërë kallëzim për largimin e tij nga banesa, më datë 21.12.2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje vdes 63-vjecari ne lushnje lushnje vdes 63-vjecari ne lushnje

Sondazh

Poll