Aktualitet

Shqyrtohen vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit! Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD

23 Dhjetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Shqyrtohen vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit! Mblidhet sot Këshilli

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 17:30 dhe do të shqyrtohen vendimet e Kuvendit të Partisë Demokratike të 18 dhjetori.

Një nga vendimet e marra është edhe largimi i ish-kryeministrit Sali Berishës nga të gjitha funksionet e Partisë Demokratike.

Ky hap i kryetarit të partisë më të madhe opozitare Lulzim Basha vjen pasi sh-kryeministri Sali Berisha organizoi mbledhjen e Komisionit të Rithemelemit të PD-së brenda godinës së PD-së kur në të njëjtën kohë Basha po mbante konferencë për mediat. Hyrja e Berishës u shoqërua dhe me një incident, pasi një i ri i identifikuar si Fatjon Dauti shpërtheu derën me shkelm. Lideri historik i PD-së deklaroi se do t’i dërgohet kryetarit aktual të selisë blu vendimi i shkarkimit me referendum, i cili u mbajt në 18 dhjetor.

Po në këtë datë, Kuvendi i Jashtëzakonshëm demokrat i thirrur nga Basha vendosi shkarkimin e Berishës nga të gjitha funksionet brenda partisë duke miratuar propozimin e Kryesisë për shkarkimin e të gjithë funksionarëve partiakë që janë të shpallur “non grata” ose preken nga ligji i dekriminalizimit. Situata brenda Partisë Demokratike sa vjen dhe tensionohet me kalimin e ditëve teksa palët duket se po shkojnë drejt ndarjes përfundimtare.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 lulzim basha keshilli kombetar i pd 23 dhjetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll