Sport

Liverpool me penallti shkon në gjysmëfinale, kualifikohen dhe Chelsea e Tottenham

23 Dhjetor 2021, 06:45 Nga DOSJA

ANGLI – Liverpoolit iu deshën penalltitë për të shkuar në gjysmëfinalet e Carabao Cup dhe për të eliminuar Leicesterin. “The Reds” humbisnin 1-3 (Vardy (2) dhe goli i Maddison), por gjejnë 3-3 me Jota (68′) dhe Minamino (95′) dhe triumfojnë nga njëmbëdhjetë metra. Nuk gabojnë as Tottenhami dhe Chelsea: Conte mposht West Hamin 2-1 me Bergwijn dhe Lucas, ndërsa autogoli i Jansson dhe penalltia e Jorginhos mjaftojnë që “blutë” e Londrës të fitojnë 2-0 në Brentford.

LIVERPOOL-LEICESTER 3-3 (8-7 (p)

Liverpool nuk vdes kurrë: “The Reds” nga 3-1 që ishin deri në minutën e 67-të, barazuan 3-3 dhe më pas e mundën Leicesterin me penallti, duke kaluar në gjysmëfinalen e “Carabao Cup”. Në “Anfield”, Leicester kaloi në epërsi në 9′: Maddison shërben në vertikale Vardy, i cili me një diagonale të fuqishme mund Kelleher. Pas vetëm katër minuta dhe erdhi dyfishimi: Williams gaboi dhe Vardy shënon në minutën e 13-të. Megjithatë, gjashtë minuta më vonë, djemtë e Klopp ngushtojnë diferencën me anën e Firminos. Gjithçka duket e kotë: në të 33′, Maddison i çon shifrat në 3-1 të skuadrës së Rodgers. Vendësit i japin vetes shpresë me golin e Jotës (68′) dhe në minutën e 95-të vjen 3-3 me Minaminos, i cili firmos barazimin në frymën e fundit. Te penalltitë: pas gabimeve të Thomas dhe Bertrand (të hipnotizuar nga Kelleher) për “dhelprat” dhe të Minamino për “The Reds”, Jota shënon penalltinë vendimtare dhe që dërgon Liverpoolin në gjysmëfinale.

BRENTFORD 0-2 CHELSEA

Edhe Chelsea vuan, por e kalon kthesën, duke arritur në gjysmëfinale, falë fitores 2-0 ndaj Brentfordit të sapograduar. Të rinjtë e Tuchel ia dolën të zgjidhin ndeshjen vetëm në minutën e 80-të, me Kepa që kontribuoi në suksesin me disa pritje gjatë pjesës së parë dhe të dytë. Por në një situate të ngatërruar Jansson përfiton dhe i jep 1-0 bluve. Pesë minuta më vonë ndeshja përfundon: Jorginho nga pika e bardhë nuk gabon, duke firmosur 2-0, që e dërgon përfundimisht ndeshjen në arkiv. Londinezët shkojnë kështu në gjysmëfinale, i thonë lamtumirë Brentfordit, i cili do të mund të përqendrohet në operacionin e shpëtimit në Premier League.

TOTTENHAM-WEST HAM 2-1

Tottenhami i Antonio Contes mbetet në garë, pasi fitoi 2-1 në shtëpi në derbin e Londrës me West Hamin. Spurs në avantazh në minutën e 29-të falë Bergwijn, i cili firmos 1-0 në favor të vendasve. Epërsia zgjati vetëm 3 minuta: Bowen në të 32-ën barazon. Por nuk ka asnjë moment pushimi: në minutën e 34-të, Bergwijn depërton në zonë dhe i shërben Lucasit, i cili shtyn topin për në rrjetë dhe 2-1. “Çekanët” tentojnë për të gjithë pjesën e dytë, por Tottenham rezistoi dhe arriti në gjysmëfinale, duke u bashkuar me Arsenal, Chelsea dhe Liverpool.

Ndeshjet në gjysmëfinale të “Carabao Cup” do të luhen sipas këtij shorti: Arsenal vs Liverpool dhe Chelsea vs Tottenham

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp arsenal perforcon mbrojtjen kapitenit të liverpoolit liverpoolit mëngjes herët si trajneri i ri i totteham “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp arsenal perforcon mbrojtjen kapitenit të liverpoolit liverpoolit mëngjes herët si trajneri i ri i totteham

Sondazh

Poll