Sport

Dinamo-Skënderbeu, golat “shtypen” nga sistemi VAR

22 Dhjetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
Dinamo-Skënderbeu, golat “shtypen” nga sistemi VAR

ELBASAN– Dinamo dhe Skënderbeu kanë mbyllur vitin 2021 me një barazim pa gola, që nuk ndryshon situatën e tyre në renditje e që mban të hapur luftën për mbijetesë në të cilën janë përfshirë dy ekipet.Në minutën e 4-të, Skënderbeu shënoi me Mensah por VAR e konsideroi të parregullt pas një faulli të shkaktuar ndaj mbrojtësit Sofranac.

Pjesa e dytë foli më shumë për Dinamon, që krijoi disa mundësi dhe shënoi një gol spektakolar me Siljanovskin në minutën e 54′, por edhe këtë herë protagonist u bë VAR-i, që e anuloi për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.

Dinamo dhe Skënderbeu pozicionohet në vendin e tetë me 15 pikë, po aq sa kanë edhe korçarët, që gjithsesi renditen të shtatët për shkak të golavarazhit më të mirë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dinamo skenderbeu dinamo skenderbeu

Sondazh

Poll