Sport

Sergio Ramos nuk e harron zakonin e kartonit, Icardi shpëton nga turpi PSG

22 Dhjetor 2021, 22:15 Nga DOSJA
Sergio Ramos nuk e harron zakonin e kartonit, Icardi shpëton nga turpi PSG

PARIS-PSG shmang turpërimin vetëm në minutat e fundit. Në takimin ndaj Lorient skuadra pariziene merr një barazim me shifrat 1-1 në minutën e 92′ falë një goli të Mauro Icardit falë një asisti të dhënë nga Hakimi.

 

Égalisation Icardi 91e!
1-1 pic.twitter.com/brdaCWhQyI

— Vibrons Sport (@VibronSport) December 22, 2021

Moncoduit zhbllokoi shifrat në minutën e 40′ për Lorient duke dërguar skuadrën e tij me një moral më të lartë në dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë Sergio Ramos do të hynte në fushë në minutën e 46′,ndërsa mbrojtësi spanjoll për 5 minuta mori dy kartona të verdhë duke lënë të tijtë me një futbollist më pak. Megjithatë goli i Icardit bëri që skuadra e PSG të shmangte humbjen.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll