Sport

75 vite ekzistencë, klubi historik italian falimenton zyrtarisht! Askush nuk ofroi..

22 Dhjetor 2021, 18:28 Nga DOSJA
75 vite ekzistencë, klubi historik italian falimenton zyrtarisht! Askush

ITALI-Është zyrtare: Calcio Catania SpA 1946 ka falimentuar. Gjykata e qytetit sicilian i ka dhënë fund historisë 75-vjeçare të klubit të famshëm. Lajm i keq për një klub si ai i Catanias, që ka luajtur jo më pak se 17 kampionate në Serie A dhe 34 në Serie B.

Dispozita erdhi pas kërkesës së falimentimit të paraqitur nga Prokuroria Publike me seancë fillimisht të caktuar për 16 nëntor dhe më pas shtyrë, pas caktimit të një komisioni teknik zyrtar për 21 dhjetor.
Garancitë e paraqitura nga pronari i Katanias, SIGI, nuk mjaftuan dhe as disa shprehje interesi për blerjen e klubit nuk e ndryshuan mendjen për situatën.

Tashmë gjyqtarët do të duhet të hedhin dritë mbi shkaqet dhe përgjegjësitë që e kanë sjellë klubin në këtë situatë vitet e fundit. Gjendja e falimentimit të klubit bëri që gjykata të shpallë falimentimin dhe tashmë Calcio Catania ka 30 ditë për të apeluar dënimin për të bërë një ankim në gjykatën e apelit. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme klubi sicilian do të dalë në fushë ndaj Monopolit në javën e 20-të të Seriesë C.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport catania itali catania itali

Sondazh

Poll