Sport

Inter jo i bukur në fushë, Dumfries mjafton ndaj një Torino kurajoz

22 Dhjetor 2021, 19:34 Nga DOSJA
Inter jo i bukur në fushë, Dumfries mjafton ndaj një Torino

ITALI-Me golin e Dumfries në minutën e 30-të, Inter mund 1-0 Torinon në “San Siro” dhe arrin fitoren e shtatë rradhazi. Skuadra zikaltër e mbyll vitin 2021 në mënyrën e duhur. Miqtë nga Torino e nisën mirë takimin kur në minutën e 18′ Pjaca shkoi pranë golit.

Vetëm disa sekonda nga ky moment me anë të një kundërsulmi erdhi avantazhi i Interit. Dumfries me një diagonale arriti të mposhte portierin Savic.

Në pjesën e dytë, skuadra e Juric kërkoi golin e barazimit, por Inter u mbrojt me forca të shumta. Një Inter jo i bukur në 90 minuta, por që për momentin vlejnë tre pikët dhe blindon vendin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dumfries inter torino dumfries inter torino

Sondazh

Poll