Sport

Fitorja e pestë e skuadrës së Josës, mjafton dopieda e Lushkjes për Kastriotin

22 Dhjetor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Fitorja e pestë e skuadrës së Josës, mjafton dopieda e

LAÇ – Skuadras e Laçit, duke patur përballë skuadrën krutane të Kastriotit, ka hapur ndeshjet e javës së 15-të të Abissnet Superiores, e fundit për vitin 2021.

Përfundimi i saj fiksoi fitoren 2-0 të kurbinasve, ku mesfushori fantazist Regi Lushkja, ishte autori i të dy golave për laçianët.

Edhe pse vetëm 9 minuta iu deshën skuadrës për të kaluar në epërsi me anë të kavajasit Lushkja, vazhdimi i lojës nuk qe aq i qetë për kurbinasit.

Sidomos në pjesën e dytë, skuadra krutane e Kastriotit, u zgjua dhe iu afruar disa herë portës laçiane në përpjekje për të barazuar.

Por do të vinte minuta e 83-të, ku sërish Lushkja, pas një aksioni të bukur personal do të shënonte golin e tij të dytë, duke fiksuar fitoren e skuadrës së Laçit me rezultatin 2-0.

Ishte kjo fitorja e pestë radhazi e skuadrës së trajnerit Josa, që tashmë e shikon veten në kuotën e 27 pikëve. Sakaq edhe Lushkja u ngjit në kuotën e golave personalë të rezalizuar gjatë këtij sezoni.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arbi laci dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin laçi arbi laci dinamo ka arritur të fitojë ndeshjen me kastriotin laçi

Sondazh

Poll