Sport

Barça i bën “shah mat” City-t me vajzën e Luis Enriques, transferon sulmuesin

22 Dhjetor 2021, 17:30 Nga DOSJA
Barça i bën “shah mat” City-t me vajzën e Luis

SPANJË-Xavi e dëshiron atë me çdo kusht te Barcelona dhe e ardhmja e futbollistit mund të marrë një kthesë të papritur. Ferran Torres thuhet se ka mbyllur marrëveshjen për tu transeruar te Barcelona. Klubi katalanas në këtë transferim ka patur edhe një aleate. Sira Martinez, vajzën e trajnerit të Kombëtares spanjolle Luis Enrique.

Sipas raportimeve nga shtypi iberik, sulmuesi është në lidhje me Sira Martinez, vajzën e ish-trajnerit të Barcelonës. 21-vjeçarja është vajza e madhe e trajnerit. Agjencia spanjolle EnBlau raporton se Torres dhe vajza janë në një lidhje në distancë por së shpejti situata mund të ndryshojë.

Sulmuesi spanjoll ka shënuar vetëm tre gola në shtatë paraqitje këtë sezon dhe ka humbur 14 ndeshje për shkak të një dëmtimi që pësoi në takimin e Ligës së Kombeve mes Spanjës dhe Francës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona ferran torres manchester city barcelona ferran torres manchester city

Sondazh

Poll