Sport

Festa ndryshe e Balotellit, përgëzon shokun e skuadrës me një shkelm në kokë

22 Dhjetor 2021, 14:01 Nga DOSJA
Festa ndryshe e Balotellit, përgëzon shokun e skuadrës me

TURQI-Supermario është gjithmonë ai. Edhe në Turqi, Mario Balotelli nuk kundërshton vetveten dhe shpesh është në faqe të parë sa i përket bëmave të tij. Nga batutat me shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes e deri te festimet e çmendura, ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit është gjithmonë protagonist.

Edhe kur nuk e gjen rrugën e rrjetës siç ndodhi të martën mbrëma gjatë ndeshjes mes Adana Demirspor-it dhe Galatasaray-t. Balotelli ka vetëm një synim këtë sezon: e kërkon me gjithë zemër fanellën e Kombëtares dhe po mundohet të bindë trajnerin Mancini që ta thërrasë për ndeshjet e ardhshme të Italisë.

 

There can only be ONE Mario Balotelli. pic.twitter.com/L5YTChMKe2

— Ojora Babatunde (@ojbsports) December 22, 2021

Për ta bërë këtë, ai vërtet po bën shumë përpjekje në fushë me Adanën, me të cilën po përjeton një sezon mjaft pozitiv, duke shënuar 7 gola në 19 paraqitje. Festa e Balotellit me autorin e golit ka marrë jo pak kritika. Italiani e goditi me një shkelm në kokë në shenjë “përgëzimi”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport balotelli turqi balotelli turqi

Sondazh

Poll