Politike

Përballja me Beqirin në Kolegj, KQZ: Partinë e ka dhe në fletë të votimit, të rrëzohet kërkesa

24 Qershor 2019, 09:49 Nga DOSJA
Përballja me Beqirin në Kolegj, KQZ: Partinë e ka dhe në

TIRANE– Përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në seancën e zhvilluar në Kolegjin Zgjedhor, Olsi Peto ka kërkuar që të hidhet poshtë kërkesa e Idajet Beqirit për t’u ç’regjistruar nga zgjedhjet. Peto, ka thënë se KQZ ka miratuar fletët e votimit ku është e vendosur edhe Partia Uniteti Kombëtar, dhe se dekreti i Metës është i pavlefshëm dhe në shkelje të Kushtetutës.

Olsi Peto: Ne i qëndrojmë vendimmarrjes sonë. Kemi miratuar permbajtjen e fletës së votimit ku renditet dhe partia PUK. Shfuqizimi i dekretit është në shkelje të Kushtetetutes. Është cënuar periodiciteti i zgjedhjeve. Është akt administrativ absolutisht i pavlefshëm dhe ështe sikur te mos ekzistonte. Kjo kërkesë duhet rrëzuar. Pasi sjell pasoja të rënda në procesin zgjedhor pasi fletët e votimit tashmë janë shtypur. Është e pamundur të printojmë fletë të reja votimi pa emrin e kësaj partie. KQZ kërkon rrëzimin e kërkesës së PUK.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dekreti i metes idajet beqiri kolegji zgjedhor olsi peto dekreti i metes idajet beqiri kolegji zgjedhor olsi peto

Sondazh

Poll