Bota

Vizitë zyrtare në Kosovë/ Presidenti kroat pritet nesër nga Vjosa Osmani

22 Dhjetor 2021, 16:26 Nga DOSJA
Vizitë zyrtare në Kosovë/ Presidenti kroat pritet nesër nga

KOSOVË- Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, do të qëndrojë nesër në Kosovë për një vizitë dy ditore. Gazeta Ekspress shkruan se Milanoviç do të pritet nesër me ceremoni shtetërore nga homologja Vjosa Osmani.

Sw bashku do të zhvillojnë takim biletaral e më pas do tw mbajnw një konferencë për media. Në mesditë kreun e shtetit kroat do ta pres kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe pas takimit me të, Milanoviç do të pritet nga kryeministri Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviç do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje. Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari. Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ferenc kajári vjosa osmani zoran milanoviç albin kurti ferenc kajári vjosa osmani zoran milanoviç

Sondazh

Poll