Bota

Arrestimet e fundit në Kosovë, priten të goditen emra të tjerë të bujshëm

22 Dhjetor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Arrestimet e fundit në Kosovë, priten të goditen emra të

KOSOVË – Goditja e ish-zyrtarëve të lartë në Kosovë pritet të pasohet me emra të tjerë. Pas arrestimit të 10 persona në Shtërpcë, Ferizaj dhe në Prishtinë, mediat në Kosovë shkruajnë se po kryhen hetime të mëtejshme për ish-drejtorë të policisë, ish-deputetë e deputetë, ish-ministra, ish-kryeministra e madje dhe ish-presidentët që kanë ndërtuar vila pa leje.

Aksioni i fundit policor ka shkaktuar debate brenda insitucioneve në vend. Prokurori Aleksandër Lumezi e ka konsideruar si ndërhyrje në punët e brendshme veprimet e Ministrisë së Brendshme për hetimin dhe arrestimin e 10 ish-zyrtarëve të pushtetit në Kosovë. Më pas, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu mbrojti Ministrinë e Brendshme se pa punën e saj, prokuroria do të vazhdonte të heshtte. Ajo kërkoi shpjegime nga Prokuroria e Kosovës se përse nuk ka vepruar më parë.

“Pse nuk vepruan më herët kur ish-zyrtarë të lartë duke nisur nga ish-presidentë, ish-kryeministra e ish-ministra dhe udhëheqës të institucioneve shumë të rëndësishme në vend ndërtuan vila në Brezovicë?”, shprehet Haxhiu.

Këto arrestime vijnë si reaksion zinxhit i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili shpalli “non-grata” biznesmenë dhe ish-funksionarë të shtetit në Kosovë dhe disa vende të Amerikës Latine.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll