Bota

FT/ Befasohen policët britanikë, zbulojnë pemë Krishtlindjesh me drogë dhe paund

22 Dhjetor 2021, 14:36 Nga DOSJA
FT/ Befasohen policët britanikë, zbulojnë pemë

BRITANI E MADHE – Një operacion policor në Merseyside zbuloi një rast të pazakontë të trafikut të drogës. Mediat vendase raportojnë se oficerët e sektorit të antidrogës zbuluan në një banesë një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar me doza të vogla droge dhe kartmonedha 20 paundë. Operacioni arriti të zbulonte më pas edhe parcela droge, Efektivët britanikë arritën të arrestonin gjithsej 9 persona.

Edhe pse janë habitur nga zbulimi i pemës së Krishtlindjeve me doza droge dhe para, departamenti i policisë së Merseyside tregoi se personat ishin persona të rrezikshëm dhe të mirëorganizuar.

“Duke lënë mënjanë shakatë, këta njerëz ishin kriminelë të vërtetë, të armatosur mirë dhe të mirëorganizuar”, shkruhet në njoftimin e departamentit të policisë së Merseyside.

Can you imagine our surprise when we searched the mobile of Wavertree drug dealer Marvin Porcelli and found this?! ? pic.twitter.com/CvLOiFOwyJ

— Merseyside Police (@MerseyPolice) December 20, 2021

Marrë nga “The Indian Express”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota kultivim droge ne angli kultivim droge ne angli

Sondazh

Poll