Bota

U fut ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, konfiskohen 1 ton duhan në Kosovë

22 Dhjetor 2021, 14:47 Nga DOSJA
U fut ilegalisht nga Maqedonia e Veriut, konfiskohen 1 ton duhan në

KOSOVë – Njësia e Task Forcës e Policisë Kufitare arrestoi një person (S.S.) pasi iu gjetën në furgon 36 thasë me duhan kontrabandë. Sasia totale e duhanit rezulton të jetë 1 ton. Policia kufitare e Kosovës raporton se personi i ndaluar kishte hyrë në mënyrë të paligjshme nga territori i Maqedonisë së Veriut. Ai kishte shmangur kontrollet policore duke mbërritur në qytetin e Vitisë.

Pas sinjalizimit, policia u vu në ndjekje të furgonit tip “Wolsfagen LT” dhe arriti në fund ta ndalonte. Pas kontrollit rezultoi se S.S. po transportonte 36 thasë me duhan të paregjistruar (1 ton). Materiali i është dërguar më pas Drejtorisë së Doganave.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll