Bota

Albulena Haxhiu: Të burgosurit nuk do jenë danezë, por të kombësive tjera

22 Dhjetor 2021, 14:29 Nga DOSJA
Albulena Haxhiu: Të burgosurit nuk do jenë danezë, por të

KOSOVË Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu tha ditën e sotmr në raportimin e saj para Komisionit për Legjislacion se të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka për të vuajtur dënimin e tyre në burgun e Gjilanit s’do të jenë shtetas danezë por shtetas të vendeve të treta.

Haxhiu tha para deputetëve se të burgosurit do të vuajnë dënimin maksimal prej 10 vitesh. Ajo tha se do fillojnë bisedimet me Danimarkën 6 muaj para se një i burgosur të kryejë dënimin dhe do të nisin gjithashtu përgatitjet për ta kthyer në Danimarkë e më pas në vendin e origjinës.

“Ne jemi të interesuar që të marrim sa më pak përgjegjësi në këtë drejtim, shtetësia e tyre nuk dihet por çfarë dihet është se ata nuk do të jenë shtetas danezë dhe do të jenë të burgosur për vepra deri në 10 vite jo më shumë se aq. Shpenzimet e familjarëve do të jenë në përgjegjësi të Danimarkës. Ne gjashtë muaj që para se një i burgosur të kryejë dënimin ne fillojmë bisedimet me Danimarkën dhe përgatitjet që personi të shkojë në Danimarkë dhe më pastaj në vendin e origjinës”, tha Haxhiu.

Më pas ajo tha se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qira të burgut të Gjilanit pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023.

“Jemi dakorduar që përshkak se Mbretëria e Danimarkës ka nevojë që t’i ndihmojmë në këtë drejtim, jemi pajtuar që tua ofrojmë qendrën e paraburgimit në Gjilan që i ka 300 shtretër aq sa është kërkesa e Mbretërisë së Danimarkës.Kjo marrëveshje pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023 nëse ratifikohet nga kuvendet e dy shteteve aty do të vlejnë ligjet e Danimarkës”, tha ajo.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu danimarka kosove albulena haxhiu danimarka kosove

Sondazh

Poll