Bota

Rëndohet bilanci i Covid në Kosovë, 20 persona të infektuar dhe asnjë humbje jete

22 Dhjetor 2021, 14:42 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci i Covid në Kosovë, 20 persona të infektuar

KOSOVË Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 20 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Shifra bazohet në 1.870 mostra të testuara.

Në 24-orëshin paraprak fatmirësisht nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi ndërsa numri i të shëruarve është 12 qytetarë. Raste aktive aktualisht janë 322.

Njoftimi i MSH-së:

Nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983. Në total numri i rasteve aktive është 322.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll