Bota

E nuhatën qentë, shqiptari kapet me 320 mijë euro mes Italisë me Sllovenisë

22 Dhjetor 2021, 15:05 Nga DOSJA
E nuhatën qentë, shqiptari kapet me 320 mijë euro mes

ITALI – Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia italiane duke kaluar kufirin me Sllovenin, me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij, të ndara në 38 pako.

Sipas Giornale le norde, autoritetet e Guardia di Financës, gjatë një kontrolli rutinor, në kufirin tokësor dalës drejt Sllovenisë ndaluan automjetin. Gjatë kontrollit, shqiptari pretendoi se nuk kishte asgjë për të deklaruar, por gjendja e tij evidente e ankthit nuk bindi patrullën që thirri kolegët e tij me qentë nuhatës. Keta qen janë të trajnuar për të dalluar jo vetëm drogën dhe lëndët narkotike, por edhe paratë dhe për këtë arsye quhen “cash dog”.

Qeni identifikoi menjëherë paratë në anën e shoferit në pjesën e përparme të mjetit, në atë që rezultoi të ishte një “xhep” i krijuar mbi pedalet. Paratë ishin vendosur në sediljen e shoferit, dhe ishin të ndara në pako të mbështjella me celofan të zi për të parandaluar nuhatjen e qenve.

Paratë janë sekuestruar, ndërsa shtetasi shqiptar është sinjalizuar tek autoritetet e drejtësisë italiane me akuzën e trafikimit të paligjshëm të parave te padeklaruara e rrezikon një përgjegjësi penale.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota rajoni shqiptari ne shqiptari ne

Sondazh

Poll