Bota

Lufta kundër imigracionit, Hungaria injoron BE, Orban: Do t’i mbrojmë kufijtë tanë!

22 Dhjetor 2021, 13:23 Nga DOSJA
Lufta kundër imigracionit, Hungaria injoron BE, Orban: Do t’i

BUDAPEST – Hungaria është shprehur e vendosur se nuk do t’i ndryshojë politikat e saj të imigracionit pavarësisht një vendimi të fundit nga gjykata e lartë e Bashkimit Evropian, që i konsideroi ato në kundërshtim me ligjet e bllokut, tha të martën kryeministri Viktor Orban. Njoftimi i Orban erdhi pasi qeveria anti-imigrim e Hungarisë është e bllokuar në një mosmarrëveshje me BE-në, veçanërisht në lidhje me politikat e qeverisë së tij për emigracionin dhe çështjet LGBT.

Një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë vitin e kaluar tregoi se Hungaria kishte dështuar të respektonte ligjin e BE-së duke i përzënë njerëzit që hynin në vend ilegalisht, duke u mohuar atyre të drejtën për të aplikuar për azil dhe duke i lënë ata në “zonat e tranzitit” përgjatë kufirit jugor të Hungarisë  me Serbinë.

Por gjatë një konference shtypi në Budapest, populisti i krahut të djathtë Orban këmbënguli se Hungaria do të vazhdojë politikat e saj të migracionit dhe se “nuk ka rëndësi se çfarë vendosi gjykata evropiane. Hungaria duhet të vazhdojë të mbrojë kufijtë e saj”.

Qeveria e Hungarisë këtë muaj vendosi të ndalojë investimet për të frenuar deficitet buxhetore që dalin nga inflacioni rekord dhe shpenzimet kryesore shtetërore në formën e shkurtimeve të taksave dhe përfitimeve sociale për pensionistët dhe familjet me fëmijë.

Marrë nga politico.eu

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota çështja e imigracionit hungaria viktor orban çështja e imigracionit hungaria viktor orban

Sondazh

Poll