Aktualitet

EKSKLUZIVE- Preu 4 hekura, Bledar Selmanaj tentoi arratisjen nga spitali i burgut

22 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE- Preu 4 hekura, Bledar Selmanaj tentoi arratisjen nga spitali i

TIRANË- Bledar Selmanaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës, ka tentuar arratisjen nga ambientet e spitalit të burgut të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se se Selmanaj ka tentuar arratisjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, më konkretisht në orën 1:20 të mëngjesit.

Si mjet për t’i shpëtuar prangave, Selmanaj ka prerë 4 hekura dhe ka tentuar që të dalë nga burgu, por është kapur në kohë nga ana e efektivëve të burgut. 
39-vjeçari Selmanaj është dërguar mbrëmjen e kaluar në spitalin e burgut në QSUT, për t’u kuruar, pasi ka tentuar dy herë vetëvrasjen në Burgun e Peqinit.

25-vjeçari Xhuljano Bullari u ekzekutua brenda makinës së nuses së dajës, tip Fiat Punto me të cilën ishte nisur nga Babrruja drejt Babicës së Madhe në Vlorë.

Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 21 gushtit 2021, ndërsa familjarët u shprehën të tronditur dhe mohuan mundësitë e një konflikti të djalit të tyre. Bledar Selmanaj e qëlloi Bullarin me tre plumba, njëri prej të cilëve i preku kokën dhe rezultoi ai më fatali që i mori dhe jetën. Arsyeja se përse Selmanaj qëlloi me shokun e burgut kishte të bënte për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis. Por edhe deri më sot, nuk e ka pranuar vrasjen. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Profili/Bledar Selmanaj, vrasësi e hajduti që tentoi arratisjen nga spitali i burgut

(k.m-e.h/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bledar selmanaj burgu i peqinit fier peqin xhuljan bullari bledar selmanaj burgu i peqinit fier peqin xhuljan bullari

Sondazh

Poll