Aktualitet

Sekuestrohen 50 kapsolla e 198 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese në Shkodër

22 Dhjetor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Sekuestrohen 50 kapsolla e 198 fishekzjarrë me fuqi të lartë

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi të madhe kapsollash dhe fishekzjarrësh, një pjesë e mirë e të cilave, me fuqi të lartë shpërthyese, ndërsa ka nisur hetim për pronarin e dyqanit ku janë gjetur këto materiale.

Mësohet se janë sekuestruar 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese, ndërsa shtetasi M. G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme tregtare, për parandalimin e futjes dhe të tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 850 kapsolla Zeus dhe 198 fishekzjarrë, nga të cilët 78 me fuqi të lartë shpërthyese. Procedohet penalisht pronari i dyqanit që tregtonte fishekzjarrët dhe kapsollat. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve në subjekte tregtare, me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ushtruar kontrolle të befasishme në shumë subjekte tregtare.

Si rezultat i kontrolleve, në lagjen ‘Perash’, Shkodër, në dyqanin në pronësi të shtetasit M. G., 67 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fishekëzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. G. u procedua penalisht për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Fshehja e të ardhurave“ dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë personat që ushtrojnë aktivitet tregtar, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fishekzjarre policia e shtetit fishekzjarre policia e shtetit

Sondazh

Poll