Aktualitet

EKSKLUZIVE-Skandali me pagat, Dosja.al zbulon PRAPASKENAT: Ja nga dolën të dhënat

22 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE-Skandali me pagat, Dosja.al zbulon PRAPASKENAT: Ja nga dolën

TIRANË– Një tjetër skandal tregon se të dhënat e qyetatarëve në Shqipëri nuk janë të sigurta dhe mund të përdoren për qëllime nga më të ndryshmet!
Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim lidhur me databazën me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, që po qarkullon në “Whatsapp”, ndërsa Dosja.al ka mësuar detaje të tjera lidhur me prapaskenat e publikimit.

Teknikisht është e pamundur që të dhëna të tilla të nxirren në një format të plotë në mënyrë direkte nga sistemet e shtetit. Por duket se ky përpunim të dhënash ka nisur kohë më parë, më konkretisht gjatë vitit të fundit, për arsye që ende nuk dihet.

Nisur nga raportimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të dhënash të mbledhur nga punonjësit e administratës shtetërore që paguhen nga taksat e qytetarëve, kjo për shkak të formës si janë ruajtur të dhënat formatin “Excel”. Këtë gjë e konfirmon edhe fakti se Prokuroria e Tiranëska kërkuar informacione nga Drejtoria e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Dosja.al e disponon dokumentin e publikuar nëpër rrjete sociale, por për arsye etike nuk do ta publikojë, pasi përmban informacione konfidenciale të qytetarëve që mbi të gjitha kanë të drejtën e privatësisë. Megjithatë nga ato që janë parë, dokumenti është përpiluar nga punonjës që kanë keqpërdorur të drejtat e tyre për akses. Ky është rasti i dytë, pas patronazhistëve, që të dhënat e gati 1 milion qytetaëve qarkullojnë kudo pa “teklif”, ndërsa shteti ngre supet.

Çfarë sigurie kanë qytetarët për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike, kur është shtetit ai që nxjerr gjithçka vetë?

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “What’sApp”. Nisin hetimet  ndaj Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll