Aktualitet

Skandali me pagat, gazetari: Të vetmet të dhëna sensitive, emrat e delegatëve të PD

22 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Skandali me pagat, gazetari: Të vetmet të dhëna sensitive, emrat

Postimi i Klodian Tomorit:

Dmth të vetmet të dhëna sensitive në Shqipëri mbeten emrat e delegatëve të PD-së. Çdo gjë tjetër ka dalë sheshit lirshëm.

Kujtojmë se, një dokument me të dhënat personale dhe konfidenciale të thuajse 1 milionë qytetarëve shqiptarë po qarkullon që prej ditës së djeshme në rrjetet sociale. Numri i ID të kartës së identiteti, paga dhe posti i punës dhe detaje të tjera lidhur me vendbanimin mund të kontrollohen kurdo dhe nga çdokush.

Menjëherë pas publikimit të lajmit në media, Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim duke depozituar një shkresë zyrtare për informacion në Drejtorinë e Tatimeve por edhe në Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Nisur nga raportimet e deritanishme, dyshohet se kemi të bëjmë me një bazë të dhënash të mbledhur nga punonjësit e administratës shtetërore që paguhen nga taksat e qytetarëve, kjo për shkak të formës si janë ruajtur të dhënat formatin “Excel”. Ndaj dhe në shënjestër të hetuesëve janë vendosur këto dy institucione.

Ky është rasti i dytë, pas patronazhistëve, që të dhënat e gati 1 milion qytetarëve qarkullojnë kudo pa “teklif”, ndërsa shteti ngre supet, duke mos bërë asgjë.

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “What’sApp”. Nisin hetimet

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian tomori skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale klodian tomori skandali me pagat e qytetareve skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll