Politike

SKANDALI me publikimin e pagave, Meta: Rrezikohet paqja dhe siguria, akt kriminal

22 Dhjetor 2021, 12:40 Nga DOSJA
SKANDALI me publikimin e pagave, Meta: Rrezikohet paqja dhe siguria, akt

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të publikimit të databazës me pagat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, që po qarkullon në “ëhatsapp”. Përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, Meta e quan këtë publikim si akt kriminal që shkel të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë. Kreu i shtetit shprehet se kjo rrezikon paqen sociale dhe sigurinë private të çdo qytetari. Meta i bën thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të nisin verifikimet dhe hetimet.

POSTIMI I METËS:

U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve.Të dhënat personale të çdo shtetasi, që depozitohen në institucionet publike dhe që administrohen në bazat e të dhënave shtetërore, janë personale, mbrohen me ligj dhe kanë për qëllim përdorimin e tyre vetëm për interesin e shtetasve dhe të shtetit.Çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal, që rrezikon paqen sociale duke cënuar sigurinë private të çdo qytetari.I bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet, të faktojnë këtë veprimtari të përsëritur të paligjshmërisë, duke marrë pa vonesë masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të dhënave personale dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

LAJMI KRYESOR: Skandal me të dhënat! Pagat e shqiptarëve qarkullojnë në “What’sApp”. Nisin hetimet

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta skandali me pagat e qytetareve ilir meta skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll