Politike

“Për çdo skenar”, Berisha-Bashës: Ke njerëz me armë, s’ka bravë që ndal demokratët

21 Dhjetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
“Për çdo skenar”, Berisha-Bashës: Ke njerëz me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha sot se është gati për ccdo skenar që mund të regjistrohet në selinë e Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Pushteti” në FaxNews, Berisha tha se nuk ka skenar që mund të ndalë një demokrat të arrijë qëllimet e tij. Berisha akuzoi Bashën se ka njerëz të armatosur e që është i përgatitur për revolucion. 

“Tregon që është i përgatitur me njerëz të armatosur. I them Bashës nuk ka skenar, nuk ka bravë në bote që i ndal demokratët në qëllimet e tij. PD sot më shumë se kurrë është në duart të anëtarësisë. Lulzim Brava është peng dhe përpiqet, ose urdhërohet të dëmtoje, por në fakt pa asnjë sukses. Çdo orë që kalon në atë seli. Nuk ka forcë që të mund t’i rezistojë ajo pakicë që mendon se mund të qeverisë, apo të shtypë shumicën. Ajo është ose totalitare, ose terroriste ose banditeske. Kjo pakicë do hidhet mënjanë. Qenka i përgatitur për dallgën e revolucionit,”- tha Berisha ndër të tjera.

(Fm/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll