Politike

Berisha: Rama dhe Basha, dy kriminelët më të mëdhenj në Shqipëri

21 Dhjetor 2021, 20:20 Nga DOSJA
Berisha: Rama dhe Basha, dy kriminelët më të mëdhenj në

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha konsideroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha si “dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë”. Në studion e “Fax news”, ish-lideri i Partisë Demokratike në vitet 1991-2013 tha se Rama dhe Basha po marrin peng pluralizmin politik në vend.

 ” Më kanë dërguar me dhjetëra foto dhe video të Lulzim Bravës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale që mund të ketë kryer por sot për sot kam arritur në përfundim se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi Rama dhe Lulzim Basha që po marrin peng pluralitetin politik”, u shpreh Berisha.

Sot, Sali Berisha mbajti mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së në selinë blu. Në të njëjtën kohë kryetari Lulzim Basha po mbante konferencë për mediat. Berisha paralajmëroi se do t’i dërgojë Bashës vendimin e shkarkimit nga postri i kryetarit pas rezultatit të referendumit në degët e PD-së në 18 dhjetor. Pas largimit të Berishës nga godina e PD-së, Basha akuzoi ish-kryeministrin se mban shoqërues me precedentë penalë si Fatjon Dautaj. PD bëri më pas kallëzimin në Polici për Dautajn.

Pasdite, Partia Demokratike bëri me dije se ka urdhëruar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në 23 dhjetor, ora 17:30 në selinë saj.

LAJMI KRYESOR: Berisha hyn me forcë në PD, shkelmohet dera, PARALAJMËRIMI: Basha do shkarkohet!

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike çadra e pd-se edi rama fatjon dautaj lulzim basha sali berisha çadra e pd-se edi rama fatjon dautaj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll