Politike

“Nuk ka më front opozitar”, Kryemadhi: Po dëgjojmë më shumë akuza ndaj njëri-tjetrit

21 Dhjetor 2021, 20:03 Nga DOSJA
“Nuk ka më front opozitar”, Kryemadhi: Po dëgjojmë

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi pranoi se nuk ka më front opozitar. Në lidhje direkte me emisionin “Radari Informativ” të “ABC Neës”, liderja e LSI-së tha kjo ka ndodhur për shkak të sulmeve dhe akuzave që po ndodhin brenda kampit opozitar. Ajo shtoi se më shumë sulme ka brenda opozitës sesa ndaj mazhorancës socialiste.

Nuk ka pasur kërkesë. Nga LSI për deputetë nuk ka pasur kërkesë për deputet. Ka qenë alibi për rezultatin e zgjedhjeve për humbjen. E dyta është se LSI ka qenë strukturë politike që PD dhe PS i ka qëndruar besnike në marrëveshjet. Edhe djegia e mandatave. E mbani mend që e sulmonin LSI. Përball një shteti mafioz, ishte unifikimi për një qëndrim që u quajt fronit opozitar. Nuk ka më front opozitar. Se më shumë dëgjojmë akuza ndaj njëri-jtjëtrit dhe akuza politike sesa kundër Edi Ramës”, deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

Konflikti mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nisi pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi se partia e tij i kishte ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta nëse do të garonin me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por sipas tij eksponentë të LSI-së e refuzuan një ofertë të tillë duke i treguar se i kishin të siguruara 34 deputetë. Bardhi shtoi më tej se LSI-ja dështoi në Elbasan pasi nuk pranoi të bënte fushatë elektorale.

Më pas eksponentë të LSI-së akuzuan sekretarin demokrat Bardhi për deklarata false.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll