Politike

Boçi sugjerim për Bashën: Futu në garë kundër Berishës, shfrytëzo ‘non gratan’ e tij

21 Dhjetor 2021, 22:00 Nga DOSJA
Boçi sugjerim për Bashën: Futu në garë kundër

TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi kërkoi nga lideri demokrat Lulzim Basha që të pranojë të përballet në garë për lidershipin e partisë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në studion e “Report TV”, Boçi shton se Basha mund ta shfrytëzojë më së mirë faktin që ish-kreu i PD-së në vitet 1991-2013 është shpallur “non-grata” nga SHBA dhe kjo mund ta ndihmoj në garën për kryetar me Berishën.

Ndër të tjera, Boçi kërkoi që si Basha dhe Berisha të merren vesh me njëri-tjetrin, pasi kanë bashkëpunuar prej një kohe të gjatë. Ai nuk beson se partia më e madhe opozitare do ndahet në dy parti të tjera.

Unë në një garë mezi do të prisja që të kisha një kundërshtarë që është ‘non-grata’ dhe në fund do të jetë anëtarësia që do të votojë. Kur kundërshtari e ka këtë të metë, kur është pakicë, prano garën, ky është rasti për ta tejkaluar Berishën, shfrytëzoje që Berisha është ‘non-grata’. Le të merren vesh të dy, se kanë qenë bashkë, nuk mendoj se PD do përcahet dhe do të ndahet në 2 pjesë”, deklaroi deputeti demokrat Luçiano Boçi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luciano boci lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha luciano boci lulzim basha perplasje ne partine demokratike sali berisha

Sondazh

Poll