Politike

“Je shkarkuar dhe trajtohesh si…”, Nishani zbulon mesazhin që iu dërgua Bashës

21 Dhjetor 2021, 21:31 Nga DOSJA
“Je shkarkuar dhe trajtohesh si…”, Nishani zbulon mesazhin

TIRANË– Anëtari i Komisionit për Rithemelimin e PD, Bujar Nishani ka zbuluar mesazhin që përmbante letra që i është dërguar sot kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion”, Nishani tha se Bashën e ka shkarkuar mbi 70% e anëtarësisë e sot gjithçka i është njoftuar zyrtarisht me një letër. Sipas Nishanit, në letër shkruhet se Basha tashmë do të trajtohet si një deputet i thjeshtë, 

PD ka hyrë në një proces rindërtimi, ringritje të saj. Është një proces që nuk lindi nga lart poshtë, por nga poshtë lartë. Është hera e parë që implementimet demokracia e drejtpërdrejtë me referendum. Sot mbi 70% e anëtarësisë kanë vendosur për shkarkimin e Bashës. Dhe njoftimi i sotëm që i është bërë Zotit Basha, i ka shkaur shkresa dhe me pika të shkurtra dhe shumë të qarta: Je i shkarkuar nga pozicioni i kryetarit dhe si deputetë i Partisë Demokratike do të trajtohet si deputetët e tjerë të PD,”- tha Nishani. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bujar nishani lulzim basha bujar nishani lulzim basha

Sondazh

Poll