Politike

Kryemadhi: Meta ka të drejtë, Basha i kërkoi të shtynte zgjedhjet lokale të 2019

21 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Kryemadhi: Meta ka të drejtë, Basha i kërkoi të shtynte

TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim Monika Kryemadhi mbështeti deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale të vitit 2019 nga 30 qershori në 13 tetor. Në lidhje direkte me emisionin “Radari Informativ” në “ABC News”, Kryemadhi tha se LSI gaboi që nuk dëgjoi sugjerimet e përfaqësuesve të ish-kancelares gjermane Angela Merkel për të mos djegur mandatet e deputetëve.

“Kam shumë arsye për të qenë shumë e qartë, për hir të vërtetës, Presidenti ka të drejtë. Ka qenë e vërtetë që shtyrja e datës së zgjedhjeve është kërkuar nga Basha. Ne pranuam për të djegur mandatet, duhet t’i dëgjonim vetë përfaqësuesit e Merkel, dhe jo të kishim Bashën”, u shpreh Kryemadhi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike djegia e mandateve ilir meta meta shtyn zgjedhjet monika kryemadhi djegia e mandateve ilir meta meta shtyn zgjedhjet monika kryemadhi

Sondazh

Poll