Politike

Fati i zgjedhjeve të 30 qershorit, nis mbledhja në Kolegjin Zgjedhor

24 Qershor 2019, 09:13 Nga DOSJA
Fati i zgjedhjeve të 30 qershorit, nis mbledhja në Kolegjin Zgjedhor

Tiranë- Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e Kolegjit Zgjedhor kur pitet të merret vendimin  për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kolegji Zgjedhor  po shqyrton ankimin e bërë nga Idajet Beqiri, pasi ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit. Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor që po analizon kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.

Theksojmë se Idajet Beqiri është ‘sebepi’ i provës së zjarrit që do duhet të kalojë dekreti i presidentit Ilir Meta, që për herë të parë s’provohet nga një institucion. Kujtojmë që KQZ hodhi poshtë kërkesën e Beqirit, me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet. Por, pas KQZ-së çështja kaloi në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka sot pritet të japë edhe fjalën e fundit.

Aksioni opozitar është intesifikuar gjatë muajit qershor në një betejë e cila tashmë është shpërndarë në të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita. Dhunë, përplasje, arrestime dhe kaos, kanë qenë pamjet që kanë shoqëruar shqiptarët në 13 bashkitë e drejtuara nga opozita në javën e shkuar. Në protestën e të shtunës, Basha dhe aleatët vendosën se anti-mitingjet dhe protestat do të vijojnë deri më 30 qershor.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike idajet beqiri mbledhja në kolegjin zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit idajet beqiri mbledhja në kolegjin zgjedhor zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll