Politike

Shkarkimi i Metës, Gjoni debat me Brahon: Mbaroi komunizmi, mos u merr me mua! (Video)

24 Qershor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Gjoni debat me Brahon: Mbaroi komunizmi, mos u merr me

TIRANË– Ditën e sotme Komisioni i Ligjeve është mbledhur të shqyrtuar kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas vendimit të tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Teksa po diskutonin lidhur me ngritjen e një Komisioni, i cili do të vlerësonte shkeljen e bërë nga presidenti Meta, në një moment ka pasur edhe një debat mes deputetit socialist Spartak Braho dhe atij të LSI-së, Ralf Gjoni.

Debati mes të dyve ka përfunduar me fyerje personale, ndërsa Gjoni ka kërkuar ndihmë nga kreu i Komisionit Manja për kontrollimin e fjalorit të anëtarëve.

DEBATI I PLOTË:

Ralf Gjoni: Sipas Kushtetutës Presidenti shkarkohet nëse kryen një shkeljë të rëndë apo krim të rëndë. Kush e përcakton se çfarë është shkelja e rëndë sepse nuk e kuptoj? Juristët na e kanë ndritur. Unë nuk jam pro dekretit të presidentit sepse besoj që për të shfuqizuar dekretin e parë është i pabazuar në Kushtetutë. Unë besoj se institucioni që mund të vlerësojë është Gjykata Kushtetuese.

Spartak Braho: Ne sot nuk jemi mbledhur për të filluar një procedurë, e cila do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë. E kupton këtë që të them apo jo. I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash.  Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty zoti Braho

Spartak Braho: Le ti japim mundësi parlamentit të nisë procedurën ta hetojë situatën. Ishalla presidenti nuk e shkelur rëndë që të shkarkohet por për mendimin tim shkelja është e rëndë megjithatë të ngrihet një komision hetimor. Mund të bëj thirrje që ti të jesh anëtar i atij komisioni dhe ta shikosh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën. Në përfundim unë bashkohem me konkluzionet që relatoi edhe zoti Fino dhe le t’i hapim rrugë komisionit hetimor. 

(Debati pa mikrofon mes Spartak Brahos dhe Ralf Gjonit)

Ralf Gjoni: Unë e kuptoj shumë mirë mo. Ka mundësi? Kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin. Nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë çdo qytetari shqiptar. Mos na bëni arrogancë juridike. Po mos mu drejto mua . Nëse ke problem me presidentin adresoja presidentit. Mos u merr me mua. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror. U përdor një fjalë fyese këtu. Kontrolloni anëtarët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i ligjeve ps shkarkon metën ralf gjoni spartak braho komisioni i ligjeve ps shkarkon metën ralf gjoni spartak braho

Sondazh

Poll