Politike

Mbledhja në Kolegjin Zgjedhor, Beqiri: U vumë mes dy zjarreve, absurde, sikur po luftojmë me mullinjtë e erës

24 Qershor 2019, 09:40 Nga DOSJA
Mbledhja në Kolegjin Zgjedhor, Beqiri: U vumë mes dy zjarreve,

TIRANË- Në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor ka folur Idajet Beqiri, kreu i Unitetit Kombëtar, i cili kërkon që partia e tij të mos futet në zgjedhje.

Ai është shprehur se fillimisht do të hynte në zgjedhje partia që ai drejton por me vendimin e Metës situata ndryshoi. Ai ka theksuar se Uniteti Kombëtar është vënë mes dy zjarreve dhe sipas tij rëndësi ka uniteti i vendit. Edhe sot ai kërkon që të ç’regjistrohet nga zgjedhjet pasi kjo është një situatë absurde.

Kërkojmë ç’regjistrimin nga zgjedhjet. Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhjet, por u njohëm me një dekret tjetër të presidentit që ç’dekretoi zgjedhjet. U kapën në befasi nga dekreti për ç’dekretim. Nuk u caktua një datë tjetër të zgjedhjeve. Në këtë situatë? Kur dekreti u botua në fletoren zyrtare, u krijua një situatë e re. Qëllim kryesor ne kemi Unitetin Kombëtar. U vumë mes dy zjarreve dhe uniteti vihet në rrezik. Situata absurde, dukej sikur po luftojmë me mullinjtë e erës. Ndaj partia jonë PUK mori këtë vendim për tu zh’regjistruar. Nuk kishim pse të shkonim në Gjykatën Kushtetuese, pasi ajo ka folur në vitin 2017 për këtë çështje dhe ka shpallur mos-kompetencë.”, u shpreh Beqiri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike idajet beqiri kolegji zgjedhor mbledhjet në kolegjin zgjedhor idajet beqiri kolegji zgjedhor mbledhjet në kolegjin zgjedhor

Sondazh

Poll