Aktualitet

Aksident në Sarandë / Përplasen dy makina, njëra me targa të huaja, një i plagosur

22 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Aksident në Sarandë / Përplasen dy makina, njëra me targa

SARANDË – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e paradites së sotme në Sarandë, në zonën e Qafë Gjashtës, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se dy makina, njëra prej të cilave me targa të huaja, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur një person, si dhe duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë në urgjencën e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet e aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne sarande sarande aksident ne sarande sarande

Sondazh

Poll