Politike

Rama flet me superlativa për Tërmet Peçin, thumbon ish-deputetin: Kujdes Tritanin se mos na e hedhin në Vjosë

24 Qershor 2019, 06:46 Nga DOSJA
Rama flet me superlativa për Tërmet Peçin, thumbon

Tepelenë- Një takim të paplanifikuar zhvilloi dje në Tepelenë me socialistët kryeministri Edi Rama.  Teksa zhvilloi aty një miting ai foli em superlativa edhe për kreun e Bashkisë. Tërmet Peçin.

Rama në fjalën e tij ka thumbuar edhe Tritan Shehun, ku është shprehur që të mos e hedhin në lumë.

“Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për çfarë arsyeje shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet. Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se s’do na vish në Tepelenë. E para njëherë te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë. Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.Në Tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti. Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve, po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës. Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë të Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij”, tha Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tërmet peçi edi rama tërmet peçi

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...