Politike

“Rrofsh sa mali Tomorr”, dikur i këndonte Enverit, Goliku ngrihet nga spitali dhe pret Ramën me polifoni (Video)

24 Qershor 2019, 06:59 Nga DOSJA
“Rrofsh sa mali Tomorr”, dikur i këndonte Enverit, Goliku

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e kaluar një takim në electoral në qytetin e Tepelenës. Ai nuk kishte planifikuar takim një ditë më parë në këtë qytet, por u kthyer pasi qytetarët i dolën para teksa kryeministri kthehej nga vizita elektorale e Përmetit.

Tepelenasit e pritën me këngë dhe me isopolifoni. Në krye të tyre qëndrontë këngëtari i njohur, që dikur i këndonte Enverit.

Goliku tregoi se këtë ditë të veçantë ishte ngritur nga spitali dhe kishte ardhur të këndonte për Ramën, njësoj siç kishte bërë në vitin 1983, kur u ngrit nga spitali ku ishte operuar për të kënduar për diktatorin Enver Hoxha.

Përshëndetje Tepelena, përshëndetje populli shqiponjë i Tepelenës. Përshëndetje Edi Rama, kryeministri jonë i shquar. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi. Në vitin 1983 unë isha operuar në në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Po ju tregoj një sekret. U ngrita nga spitali dhe gjysmë trupi shkova në Gjirokastër dhe këndova para komandatit të asaj kohë,”- tha Goliku.

Më pas këngëtari këndoi disa vargje për kryeministrin.

Mirë se erdhe Edi Rama

Ku nuk të ka shkuar fama

Në Amerikë të Obama

Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.

Po të pyec popullsinë

Thonë të gjithë duam Edvinë

Ja e bënë ti Shqipërinë

Ja të tërë ramë në greminë

Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti

Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti

Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat

Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë

Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor

Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena,”- recitoi këngëtari dhe më pas e shoqëroi grupi me vargje të tjera.

Mirë se vini, mirë se vini miq e të ftuar

Na ka ardhur Edi Rama në sofrën e shtruar

Në 30 qershor do bënet votomi

Kjo është e vërteta ky është dhe provimi,”- vijuan ata më pas.

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enver hoxha goliku edi rama enver hoxha goliku

Sondazh

Poll

Politike 23 Qershor 2019, 20:13

Visho Ajazi, ish-kryetar i Shërbimit Informativ të Shtetit, sot ambasador në NATO ka dhënë intervistën e tij të parë prej shumë vitesh ku ka treguar sakrificat ...